Kur politika kalon çdo cak, filxhan, organe gjenitale, etj, etj…

d407d544-fe1f-4036-bafc-b738fb7172e9.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar sot një foto në rrjetin social ‘Instagram’, ku me anë të saj ka ironizuar kryetares e LSI, Monika Kryemadhin.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë e bën një gjë të tillë. Kujtojmë këtu që e quan shpeshherë fallxhore, duke thënë se shikon filxhan për vazhdimësinë e politikës shqiptare.

Por, së fundmi ka qenë Rama ai që i ka ‘vjedhur’ profesionin Kryemadhit, duke parë vetë ai filxhan.

Me doza humori dhe ironie, Rama ka postuar një foto të një filxhani me kafe ku në të shkruhet data 30.

Me këtë numër, ai i referohet 30 qershorit, si një datë e zgjedhjeve lokale, e cila u shfuqizua pak ditë më parë nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Fotoja e hedhur nga Rama ne profilin e tij ne Instagram

Por, menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje, nuk kishte se si të mungonte humori i zi i opozitës, e kush tjetër do të mund ta ironizonte më së miri Kryeministrin Rama me këtë foto që ai ka publikuar, sesa Edi Paloka.

Ky i fundit e ka tepruar me foton që ka publikuar vetëm pak minuta, pasi kreu i qeverisë publikoi të tijën, ku shihet një filxhan, me një organ gjenital mashkullor brenda tij, me të cilin Paloka ironizon Ramën, se pikërisht kështu do ta ketë filxhanin Rama më 30 qershor.

Fotoja e publikuar nga Edi Paloka ne profilin e tij ne Facebook

Kjo nuk është hera e parë, e sigurisht që as e fundit nuk ka për të qenë, duke pasur parasysh këtë farë politikanësh që kemi, të cilët Parlamentin e përdorin për gallata e për të përdorur fjalë ordinere, e jo për të përfaqësuar popullin që i ka zgjedhur e për të zgjidhur hallet e tyre, por kanë hallin e bojës apo filxhanit.

Këta politikanë e kanë humbur fare sensin e logjikës, nuk e dinë fare se çfarë është respekti për pozicionin që mbajnë dhe detyrimet që kanë…

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303