Udhëheqësit e BE po shkojnë drejt Brukselit për të vlerësuar situatën politike pas zgjedhjeve dhe të marrin në konsideratë kandidatët rivalë për pozicionet më të larta në BE.
Procesi për të zëvendësuar postet më të larta në BE, duke përfshirë gjithashtu zëvendësimin e presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker – ka gjasa të zgjasë disa muaj.
Mbretëria e Bashkuar është e përfshirë gjithashtu në diskutime.
Për herë të parë blloqet e mëdha të qendrës nuk kanë shumicën. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian u kryesuan nga nacionalistët, të gjelbrit dhe liberalët.
Kjo gjë e lë BE-në më të fragmentuar, kështu që gjetja e konsensusit mund të jetë më e vështirë sesa në të kaluarën.
Parisi dhe Berlini duket se janë në mosmarrëveshje për zëvendësimin e Jean-Claude Junckerit në postin e presidentit të Komisionit Evropian, pasi rezultatet e dobëta të partive të qendrës në zgjedhjet për Parlamentin Evropian e dëmtuan të zgjedhurin e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Mbështetja e Merkelit për deputetin gjerman, Manfred Weber, i cili udhëheq Partinë Popullore Evropiane, po has në rezistencë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Krerët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian do të takohen të martën mbrëma për të diskutuar rreth udhëheqjes së institucioneve të bllokut.
Partia Popullore Evropiane mbetet më e madhja në Parlamentin Evropian, por ajo u dobësua nga 221 vende që fitoi në zgjedhjet e vitit 2014 në 180 vende në zgjedhjet që u zhvilluan nga data 23 deri më 26 maj./real-news.tv/

