TË FUNDIT

Kush e kishte në pronësi avionin ku humbi jetën Sala?

Pronësia e aeroplanit është tashmë në qendër të vëmendjes pas vdekjes së lojtarit të Cardiff City, Emiliano Sala.

Ndërsa rrënojat e avionit qëndrojnë në fund të kanalit anglez, hetuesit shpresojnë, të paktën të gjejnë disa nga përgjigjet se si kjo tragjedi ndodhi, duke zbuluar pronësinë e avionit.

Kjo histori ka dominuar titujt për më shumë se dy javë dhe ka nxitur spekulime në disa qarqe rreth sigurisë dhe çështjeve rregullatore në fushën e aviacionit.

Agjenti i Futbollit Willie McKay organizoi fluturimin, i cili u pilotua nga David Ibbotson, nga Crowle, North Lincolnshire.

Avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror në veri të Guernsey, pasi kërkoi leje të zbriste nga 1,500m deri në 700m.

Rrënojat e avionit u gjetën në shtratin e detit dy javë më vonë nga një kërkim privat nën ujor.

Trupi që u nxorr nga rrënojat e avionit në fund të detit u konfirmua nga Policia e Dorset se ishte trupi i Sala.

Trupi i  pilotit ende nuk është gjetur./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat