fbpx

Kush janë vëllezërit që u vranë sot në Shkodër

atentati-bilali-1024x540.jpg

Vrasjet e ndodhura në Shkodër duket se kanë gjithmonë një lidhje me njërja-tjetrën. Viktimat e këtij mëngjesi kanë lidhje me një personazh të përmendur edhe në vrasjen e Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilait, ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë.

Asmer Bilali është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Ai njihet edhe si person me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës, si dhe është i dyshuari kryesor për plagosj en e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Advertisement

Nuk dihet nëse vrasja e të atit dhe xhaxhait të tij ka lidhje me Asmerin që tashëm qëndron pas hekurave si pjesë e grupit famëkeq të Shkodrës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303