fbpx

Kuvendi, 200 mijë euro tendera për makina të reja

12342399_1114599671885619_3932090906045028917_n.jpg

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur 3 tenderë me objekt riparimin e makinave dhe një tender të 4-të për blerje automjetesh.

Ndërkohë për riprodhimin dhe mirëmbajtjen do të shpenzohen 10 milion lekë, ndërsa për blerjen e mjeteve të reja do të harxhohen 15 milion lekë.

Në total shpenzimet shkojnë në 25 milion lekë ose 200 mijë euro.

Ndërkohë në dokumente nuk ka specifikime lidhur me markat që do përzgjidhen apo për numrin e mjeteve që do i shtohen ketij institucioni, por le të themi se ky është një shpenzim luksi nga ana e Kuvendit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303