Përmes fjalës së tij në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murri ka reaguar në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me ardhjen në Tiranë të Komisionierit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi.
‘Isha gjysëm dakord me biografinë që Gjoni tha në këtë poltron, nuk e di nga vjen nuk kam në mend që të rri të bëj biografinë por kam 1 këshillë: Mos dëgjoni vetëm hallexhinjtë e politikës po dëgjoni dhe hallin e njerëzve që ka bërë që të ikin në rreth 200 shtete që ka OKB. Pse është pajtu Rama me Lulin dhe është nxeh Meta, përse pajtohet Meta me Lulin e nxehet Rama, mos na hapni barkun Zoti Oliver. Kur shoh që mundet që vendi jonë bën ligj për të sjellë azilantë të tjerë në vend, nuk e di a është në dijeni Oliveri. Sa për suksesin e 5 qershorit unë dhe sot nuk e di kush është baba ligjor, defakto gjenetik dhe politik i 5 qershorti kur Taulanti të ma thotë, baba i 5 qershorit do ta vlerësoj, po 5 qershorit nuk po del për zot asnji babë, është një fëmijë në befotrof’– u shpreh Murrizi

