Lajm i fundit/ ‘Kushtetuesja’, Meta i dërgon letër Ruçit

ilir-meta-890x395.jpeg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ‘Kushtetuesen’ duke i dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Ai shkruan se letra duhet të lexohet me shumë durim dhe kujdes edhe nga deputetët për vakancat.

Një pjesë nga letra e Metës:

I gjendur para kësaj situate, me qëllim respektimin e urdhërimeve kushtetuese dhe ligjore, pas administrimit të të dy listave njëherazi nga KED-ja që i përkasin plotësimit (emërimit) të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për 2 (dy) vakanca të shpallura nga Presidentit të Republikës, me shkresën nr. 3571 prot., datë 10.10.2019, Institucioni i Presidentit të Republikës iu drejtua Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me një kërkesë për informacion mbi faktin nëse ky organ (KED)-ja i ka përcjellë ose jo Kuvendit të Shqipërisë “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për vendin vakant, të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018”, si dhe “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi në datën 04.03.2019”.

Presidenti i Republikës vlerësoi se ky informacion paraprak ishte i domosdoshëm me qëllim:

Së pari, të fillonte sa më parë procesi i plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese;

së dyti, ripërtëritja e Gjykatës Kushtetues me gjyqtarët e rinj, të ndjekë radhën kronologjike të diktuar nga Kushtetuta dhe ligji, ku Presidenti i Republikës të emëronte gjyqtarin e parë kushtetues, vetëm pasi Kuvendi të kishte administruar nga KED-ja listën përfundimtare me numrin e nevojshëm të kandidaturave (jo më pak se tre);

së treti, sepse respektimi i kësaj radhe kronologjike të plotësimit, do të shërbejë edhe si rregull bazë për përtëritjen e tyre në të ardhmen.

Përveç këtyre arsyeve, ka edhe një arsye tjetër, se përse ishte i domosdoshëm ky informacion.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303