Një ngjarje e rëndë po ndodh në zonën e 9-katësheve në kryeqytet, ku një grua ka hipur në ballkonin e shtëpisë së saj dhe kërcënon të vetëhidhet.
Madje mësohet se ajo është lyer edhe me benzinë dhe qendron aty prej dy orësh.
Sipas informacioneve të para, mësohet se ky akt është ndërmarrë nga zonja në fjalë si pasojë e një konflikti pronësie, pasi Përmbarimi ka shkuar për t’i sekuestruar shtëpinë.
Mësohet se pas negociatave, gruaja është tërhequr nga vendimi për t’u hedhur dhe është marrë nën kujdesin e mjekëve.
(real-news.tv)






