fbpx

Lajm i mirë për punonjësit në të zezë që humbën punën nga pandemia, çfarë duhet të bëjnë që të përfitojnë nga sigurimet

pune.jpg

Punonjësit në të zezë që kanë humbur punën nga pandemia, do të përfitojnë sigurimet.

Qeveria ka vendosur të ndryshojë vendimin e mëparshëm duke bërë që edhe kategoria e punonjësve në të zezë të përfitojnë.

Atyre do iu paguhen siguracionet për 1 vit, mjafton që të deklarojnë pranë Drejtorisë së Tatimeve që kanë qenë të punësuar në të zezë.

“Punëkërkuesit me të drejtë përfitimi për programin, janë ata të cilët deklarojnë që kanë qenë të punësuar, por nuk evidentohen si të tillë në Drejtorinë e Përgjithshmë të Tatimeve dhe regjistrohen në zyrën e punësimit”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ata që kanë punuar në të zezë dhe kanë humbur punën si pasojë e masave të ndërmarra për të ndaluar përhapjen e pandemisë do të përfitojnë nga faza e tretë e këtij programi i cili parashikon që shteti të marrë përsipër për një periudhe 1-vjeçare subvencionimin vetëm kostot e sigurimeve të detyrueshme bazuar në pagën minimale në vend.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303