Sipas raportimeve të gazetës franceze Le Parisien, Schumaker është shtruar në një spital në kryeqytetin francez për “trajtim sekret” të hënën pasdite.
Le Parisien pretendon se ish-ylli drejtues tashmë është trajtuar dy herë këtë vit.
Trajtimi raportohet se do të shkaktojë një reagim anti-inflamator në të gjithë trupin e tij.
Një infermiere ka thënë për La Parisien, “Po, ai ashtë nën mbikëqyrjen time dhe mund t’ju siguroj se ai ka vetëdije”.
Agjencia franceze (AFP) kontaktoi departamentin e spitaleve në Paris, por për shkak të ligjeve të sekretit mjekësor ata nuk pranuan të konfirmojnë ose mohojnë lajmet.
Në mars të këtij viti, u pretendua se ylli i F1 ndodhej në shtëpinë e tij të pushimeve në Majorca.
Schumacher u raportua se mbërriti me një helikopter blu të errët në Port D’Andratx në Majorca.
Megjithatë, raportet u mohuan më vonë nga familja.
Pak dihet për gjendjen e Schumacher, pasi familja e tij ruan privatësi të një niveli të lartë gjatë kësaj kohe të vështirë.
Në një intervistë me Radio Monte-Carlo këtë verë, presidenti aktual i FIA-s, Jean Todt zbuloi se ai kishte vizituar Schumacher.
Ai tha: “Unë jam gjithmonë i kujdesshëm me deklarata të tilla, por është e vërtetë.
“E pashë garën së bashku me Michael Schumacher në shtëpinë e tij në Zvicër.
“Michael është në duart më të mira dhe janë kujdesur shumë mirë për të në shtëpinë e tij.
“Ai nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë.”/real-news.tv/