Një banesë më Maliq është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, pasi të zotët e shtëpisë jetojnë në Itali, por flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është bërë në kohë, duke ndaluar që flakët të mos përhapeshin në banesat e tjera aty pranë.
Nuk dihen shkaqet, po punohet për zbardhjen e tyre.

