Një lajm i befasishëm është mësuar pak më parë, ku babë e bijë, banues në Dërmenas të Fierir, të cilët prej ditësh ishin vetëizoluar në shtëpinë e tyre, kanë shfaqur komplikacione me shëndetin. Mësohet se pak më parë, ata janë nisur me autoambulance drejt spitalit Infektiv në Tiranë, ku do të marrin dhe mjekim më të specializuar.
Gruaja, e infektuara e tretë me covid 19 vijon të qëndrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qendrueshme shëndetesore deri më tani.
Ndërkohe pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP-së për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitare të ketij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61-vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kishte qenë në itali, ku dhe mund të jetë infektuar.
Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në urgjencë, pediatri dhe maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur paraqiten në këto mjedise dhe të deklarojnë itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit.

