TË FUNDIT

Lajmi i fundit/ PD planifikon skenarin e frikshëm, 30 qershori kulmi i aksionit, zbulohen detajet

Kur kanë mbetur vetëm  4 ditë nga data 30 qershor, dhe kur maxhoranca deklaroi  se do të shkojë në zgjedhje, zbulohen detaje nga aksioni opozitar.

“Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”-bëjnë me dije burime nga PD.

Mësohet se gjithçka do të jetë në bashkëpunim me bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë.

“Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkëpunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”- bëjnë me dije burimet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat