LALI DHE LAMBORGHINI

Lali.jpg

Që në orët e para të ditës së sotme, një lajm ‘i bujshëm’ mori dhenë në mediat shqiptare, sidomos ato online, ku ishte publikuar një status i ‘Lali Erit’, bashkëngjitur të cilit ishin dhe disa foto të bllokimit të një automjeti luksoz nga ana e Policisë Bashkiake të Tiranës, me arsyetimin se shoferi i tij ‘i pagdhendur’ parkonte vend e pa vend.

E këtë ‘heroizëm’ Lali Eri nuk kishte se si të mos e publikonte në profilin e tij në rrjetet sociale, thua… sikur te kishte çliruar Tiranën, duke shkruar përbri:

“Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso te parkosh, siç parkon dhe në Gjermani! Flm qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet”.

Por, a thua mjafton vetëm kaq për ta bërë Tiranën ‘më të mirë’? Jo!

Për të vendosur rregullin në kryeqytet, për të rregulluar trafikun dhe parkimet nuk mjaftojnë vetëm reklamat qesharake alla Facebook, sikur jemi në vitet ’70, e s’marrim vesh gjë nga jeta.

Jemi të vetëdijshëm që kërkohet të tregohet se kur ndaloheshka një ‘Lamborghini’, mund të ndalohet çdo lloj makine, por çështja dhe zgjidhja nuk është kjo.

Bashkia, si institucion, shërben për të dhënë zgjidhje në kësi rastesh, por kurrsesi për foto gastoresh.

Ngushtimet e rrugëve, ndërtimet pa hesap, mungesa e hapjes se rrugëve ndihmese apo shkarkuese, etj, etj, janë një nga dështimet e mëdha të Bashkisë së Tiranës , por tregojnë në rastin më të pakët paaftësi në menaxhimin e trafikut dhe vetë qytetit shembull në Shqipëri (P.S. sipas Lali Erit kuptohet).

5d26ea1fe08e1MAKINA 5d26ea2d7756aLAMBORGINI 1562831414_Lamborgini
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303