Xhelozitë e Jasminës ndaj Andit i kemi parë shpeshherë në Për’Puthen dhe tashmë duken si pjesë e pandashme e lidhjes së tyre. Por ndonëse Andi u deklarua publikisht vetëm për të në emision, Jasminavijon ende të ketë dyshime mbi besnikërinë e tij. Andi është shfaqur së fundmi si protagonist në klipin e ri të këngëtares Diona Fona projekti i së cilës quhet ‘Sheqer’.
Por Jasmina ka shfaqur skena xhelozie për Andin dhe këngëtaren dhe thumbat e saj kanë qenë të shumtë.
Madje, Jasmina s’duron dot as komentet e Andit për Dionën, komente të cilat i duken si flirtim nga ana e konkurrentit.
“Tik tik tik si dinamit”- shkroi Andi krahas një postimi të këngëtares, ndërsa nuk vonoi reagimi i Jasminës.
“Le nam”- i është përgjigjur ajo komentit të Andit, duke e treguar hapur xhelozinë e saj.


