Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi, i ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama, ku i sugjeron të ngjitet në malin e Tomorit, të shkojë në vendin e shenjtë të Abaz Aliut, shenjtit të bektashinjve, dhe të lutet për mëkatet. Si për ato që rendojnë ndaj socialisteve ashtu dhe për ato që rëndojnë mbi shqiptarët.
Postimi i plotë
“Vajmedet ku ka perfunduar Rilindja. Mamica dhe Tao tao i Rilindjes qe perfunduan me 15% mbeshtetje nga keta e te sojit tyre ne zgjedhjet farsë partiake te 30 Qershorit, reagojne me porosi te Gjeneralit te ushtrise se vdekur (kaloresit te rilindjes) menjeher pas qëndrimit dinjitoz te Presidentit, te nje sovrani te popullit te nje ish studenti te dhjetorit 90 qe shemben diktaturen dhe slejojne më instalimin e diktatures nga Rilindja e krimit, korrupsionit dhe bandave, por duan endren e studenteve te dhjetorit 90 Shqiperia si Europa.
Ju sygjeroj ti ngjiteni se bashku me Kaloresin tuaj te deshtuar ne fillim Gushti ne malin e Tomorrit ne vendin e shenjte te Abaz Aliut,beni mire te faleni per mekatet ndaj socialisteve e popullit,per korrupsionin,pasigurine,papunësin lidhjet me oligarket,shkeljet e ligjeve etj, te reflektoni pa mllef e urrejtje ndaj opozites se bashkuar e sovranit qe perfaqëson unitetin kombëtar, se vajtja dihet kurse kthimi s’dihet. Zoti bekofte Shqiperin dhe Shqiptaret me zgjedhje te lira te ndershme te parakohshme e gjithperfshirese drejt BE”

