Frederik Veseli shkëlqen kundër Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka kaluar një natë madhështore kundër ekipit të Ançelotit, duke i goditur përfundimisht edhe ëndrrën më të zbehtë që mund të kishin ata për titullin kampion.
Veseli ka shkëlqyer në fitoren 2-1 të toskanëve, ndërsa nga “Sportmediaset” është vlerësuar me notën 6.5, duke qenë ndër më të mirët e ekipit të tij, që me këtë sukses merr një trepikësh jetik për mbijetesën në Serinë A.
Gol dhe përmbysje për Peskarën e Ledjan Memushajt, me mesfushorin kuqezi që udhëheq përmbysjen ndaj Palermos, një përmbysje që konsolidon edhe më pozitat e skuadrës abruce në zonën e play-off që vlen ngjitjen për në kategorinë e më të mirëve në Itali.

