Korça është shkundur sot pasdite nga një tërmet i fuqishëm.
Bëhet me dije se magnituda e tërmetit është 4.5, dhe raportohet që lëkundje të forta ka pasur edhe në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se shumë banorë janë frikësuar nga tërmeti dhe menjëherë kanë braktisur banesat e tyre nga paniku.


