Policia e Shtetit dhe Partia Demokratike kanë shkëmbyer disa letra me njëra-tjetrën në lidhje me protestat e opozitës para Parlamentit.
Policia ka refuzuar lejen për protestën e opozitës së paralajmëruar për më 5 mars. Sipas policisë, protesta bllokon hyrjen e deputetëve në Parlament dhe vë në rrezik jetën e tyre.
Po sipas PD-së nuk është kërkuar leje nga policia, pasi protesta është një e drejtë që e njeh Kushtetuta dhe ligji.
“Në protestën e 26 shkurtit, 2019, nuk ka pasur asnjë akt dhune nga ana qytetarëve pjesëmarrës në protestë. Dhunë ka ushtruar vetëm policia politike e Edi Ramës, nën urdhrat e tu të paligjshëm”, thuhet në letrën e PD-së. /real-news.tv/


