Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama publikoi letrën e tretë publike drejtuar kryetarit të PD, Lulzim Bashës.
Ndërkohë, Basha i është kundërpërgjigjet nga Burreli, ku edhe mbajti një takim me simpatizantët e tij.
Ai u shpreh se beteja e opozitës do të jetë për jetë a vdekje dhe se nuk do të bëjë asnjë hap pas.
“I shtrijmë dorën aleatëve tanë, mirënjohje Gjermanisë mike dhe SHBA që publikisht dhe jo publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Për ne s’ka rrugë tjetër përveç asaj europiane, largimi i Edi Ramës nuk negociohet. Nuk do të vijë 30 qershori, shqiptarët janë ngritur, shqiptarët janë bashkuar, ne nuk do ta lejojmë”, tha Basha./real-news.tv

