Me ftesë të Presidentit Ilir Meta po zhvillohet sot në Tiranë Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, ku marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm edhe edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Gjithashtu në Samit marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Milorad Dodik i Bosnje-Hercegovinës.
Duke qenë se ky samit përkon më Javën e Europës, të ftuar nderi janë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Samiti synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Në mbyllje të Samitit, liderët do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit

