Ligjvënësit amerikanë dënojnë gjuhën raciste të Trump

22-15.jpg

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për të dënuar Presidentin Donald Trump pas një sërë sulmesh raciste që i kishte shprehur ndaj katër kongresisteve.

Përmes një rezolute u denoncuan “komentet raciste të presidentit Trump që kanë legjitimuar frikën dhe urrejtjen ndaj amerikanëve të rinj dhe njerëzve me ngjyrë”.

Trump ishte akuzuar për racizëm dhe ksenofobinë pasi iu tha anëtareve të kongresit të largoheshin nga vendi.

Më pas presidenti ka shkruar në Twitter se një gjë e tillë nuk qëndron.

“Unë nuk kam asnjë kockë raciste në trupin tim!”-shkroi Trump.

Debati i së martës në dhomën e kontrolluar nga demokratët ishte debat shumë polarizues, me republikanët e ndryshëm që këmbëngulnin se vetë vota ishte një shkelje e rregullave.

Rezoluta kaloi me 240 vota për  dhe 187 kundër./real-news.tv/

scroll to top