Lindja pas të 40-ave, të mirat dhe rreziqet

Kohëve të fundit lindja e fëmijëve në një moshë më të shtyrë është duke u bërë trent. Kjo për shkak se femrat dëshirojnë të kenë një karrierë dhe të jenë të pavarura sa më gjatë. Mirëpo ekzistojnë disa avantazhe dhe në të njëjtën kohë disa rreziqe që lindja pas moshës 40- vjeçare ka.

Padyshim që  një nga avantazhet më të rëndësishme është se ju mund t’i gëzoheni jetës më të gjatë. Në bazë të studimeve të mëparshme gratë që sjellin fëmijë në jetë në një moshë më të shtyrë jetojnë më gjatë, për shkak se thuhet që shtatzëna e mundëson një rilindje të trupit të nënës.

Një avantazh tjetër thuhet se është kujtesa më e fortë. Kjo me anë të zhvillimit të hormoneve progesteronit dhe estrogjenit.

Gratë gjithashtu përfitojnë më shumë eksperiencë dhe kanë një stabilitet financiar. Nga ana tjetër ekzistojnë disa rreziqe me të cilat gratë mund të përballen nëse vendosin të lindin një fëmijë pas moshës 40 vjeç. Disa nga këto rreziqe janë se këto gra janë më të rrezikuara të abortojnë. Me kalimin e viteve rritet probabiliteti për dështim të shtatzënisë.

Gratë rrezikohen nga disa sëmundje si të eshtrave, siç është rasti me osteo porozën, mund të lindin para kohe dhe janë më të rrezikuara diabeti.