Një tjetër pallat në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, do të shembet sot. Bëhet me dije se do të bëhet shpërthimi i këtij pallati 9 katësh me lëndë plasëse.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i bën thirrje qytetarëve të Durrësit, që të lënë dyer e dritare hapur si dhe të largohen nga banesat.
Njoftimi:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 9 katësh në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Myshketa” Durrës.
Shpërthimi do të kryhet në orën 13.00.
Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë bizneset dhe banorët e banesave që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e premte, datë 27 nëntor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

