Është po ai, Lionel Messi që bën diferencën. Ashtu edhe sonte nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Lionel Messi vallëzon me lojtarët e anglezë dhe u shënon golin e dytë dhe të tretë. Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Champions League u luajt me një ritëm të jashtëzakonshëm.
Por katalanasit ishin fitimtarët dhe Barcelona është gati të prekë finalen dhe ndeshja e kthimit në Angli duket se do jetë thjesht për statistikë. Deri atëherë le të presim reagimin e Liverpulit.

