Lirohen nga burgu 7 protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës liroi 7 protestuesit që u arrestuan të enjten për tubimin përpara Parlamentit. Ndaj tyre mbeti vetëm akuza e kundërshtimit të punonjësit të Policisë dhe të tjerat u rrëzuan.

Më 29 mars, Policia i arrestoi personat në fjalë për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Krahas tyre, u proceduan në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas u shpallën në kërkim. U procedua penalisht gjithashtu edhe Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD si organizator i protestës.

Veprimet proceduriale u kryen në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor./real-news.tv/