Tensionohet situata në bulevardin para kryeministrisë. Menjëherë pas fjalës së kryedemokratit, Lulzim Basha, protestuesit kanë nisur të gjuajnë me kapsolla e tymuese në drejtim të policisë.
Gjithashtu protestuesit kanë çarë kordonin e policisë, dhe janë ngjitur në shkallet e Kryeministrisë.
Në fjalën e tij kryedemorkati thase kushti i vetëm që kemi tha më tej Lulzim Basha është krijimi i qeverisë tranzitore. “Nuk ka as do të ketë pazare politike, as kompromise tavolinash. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore Duhet rezistencë, përballje kryengritje” u shpreh Basha.

