fbpx

Lleshaj: Në Shqipëri ka mbaruar historia e kanabisit

Screenshot_4-4.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar operacioni antikanabis në Krujë, ku 19 persona u arrestuan. Duke përshëndetur këtë operacion, Lleshaj thotë se historia e kanabisit në Shqipëri ka mbaruar.

Sandër Lleshaj: Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.

Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi!

Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303