fbpx

Lleshaj: Task-Forca do shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit

WhatsApp-Image-2019-02-09-at-11.51.33-675x450.jpeg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një rezyme të veprimtarisë gjatë vitit 2018 të Policisë së Shtetit për sigurimin e rendit publik.

Lleshaj tha se problematikat e Policisë së Shtetit nuk janë të pakta për shkak të mungesës së numrave të policisë.

Për këtë, ministri i Brendshëm ka theksuar se bashkëpunimi me qytetarët është mjaft i rëndësishëm.

“Është e rëndësishme, është jetike që Policia e Shtetit të forcojë bashkëpunimin me qytetarët e këtij vendi, është e rëndësishme që qytetarët të rrisin besimin tek policia e tyre dhe për të rritur besimin ka vetëm një mënyrë: ta fitosh atë përmes punës, përmes integritetit, përmes ndershmërisë, përmes përkushtimit, përmes angazhimit dhe përmes sakrificës”, u shpreh Lleshaj.

Më tej, ministri i Brendshëm theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioriteti i prioriteteve në tërësi.

“Sigurisht që këtu është bërë shumë, janë ngritur struktura, ku Task – Forca Qendrore është një histori suksesi. Do të kërkohet që koncepti i Task – Forcës të shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit. E gjithë Policia e Shtetit shqiptar do të jetë Task – Forcë Qendrore për luftën kundër krimit të organizuar”, përfundoi Lleshaj./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303