Në situatën ku edhe në Vlorë, si në shumë qytete të tjera të vendit kriminaliteti po bën namin, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishin në prefekturën e Vlorës.
Ata zhvilluan një takim që zgjati rreth 90 minuta. Për mediat ministri Lleshaj nuk ka pranuar të prononcohet, ndërsa prefekti tha se në fokus të takimit ishte situatë e rendit, sigurisë publike dhe turizmi. Gjithashtu ministri Lleshaj ka kërkuar bashkëpunim ndërinstitucional.
Vlora ka kohë që tronditet nga ngjarje kriminale, të cilat për fat të keq nuk janë zbuluar ende.