Lotaria amerikane, Ambasada jep një tjetër njoftim

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një tjetër njoftim shumë të rëndësishëm lidhur me lotarinë amerikane.

Disa ditë më parë, u njoftua se në nëse zgjidheni fitues, KCC do t`ju kërkojë t`i dërgoni me email një listë të dokumenteve tuaja.

Ndërkohë, ditën e sotme ambasada njofton se për të përzgjedhurit do caktohet një datë takimi vetëm nëse i dërgoni elektronikisht KÇ-së dokumentet tuaja

“Informacion i rëndësishëm për të përzgjedhurit e DV2019: Juve do t’ju caktohet një datë takimi vetëm nëse i dërgoni elektronikisht KÇ-së dokumentet tuaja. KÇ do t’ju dërgojë një email me listën e dokumenteve të kërkuara. Lutemi vizitoni ? https://dvselectee.state.gov #pyetanen“, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane./real-news.tv