Luan Rama ngre dyshimet e mëdha: Një ndër mjekët e dërguar në Itali, punëtor karburanti?

luan-rama-3-768x407.jpg

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka postuar një status në Facebook ku ngre dyshime të mëdha në lidhje me ekipin e mjekëve dërguar në Itali.

Ai shkruan se në media kanë qarkulluar lajme se në mesin e ekipit ka edhe persona që nuk janë mjekë.

Postimi i Luan Ramës:

Pa koment, pa politikë:
Fisnikëri e përbaltur prej mashtrimit, apo baltë mbi një akt fisnikërie?
Zoti Kryeministër, ju e keni për detyrë të thoni si është e vërteta!

Në disa portale janë publikuar lajme, sipas të cilave, në përbërje të grupit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për t’iu bërë krah Italisë mike në këtë kohë të vështirë prej pandemisë së koronavirusit, janë përfshirë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë!

Madje thuhet se njëri ndër ta, i quajtur Qazim Ismaili, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali!
Cila është e vërteta zoti Kryeministër?

Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm, por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim e njëmijë herë poshtërsi!
Ndaj duhet, e përsëris, duhet të thoni cila është e vërteta!
Jemi përpara fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar, apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar?
Cila është e vërteta zoti Kryeministër?!…
Shqiptarët duhet ta dinë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303