Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar ditën e sotme në Shkodër me disa drejtues të PD në Shkodër dhe ish-deputetë demokratë. Basha është takuar edhe me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.
Ata kanë zhvilluar një takim të shkurtër në ambientet e bashkisë për të vijuar më pas turin e takimeve informale me qytetarë të Shkodrës.
Në takim mësohet se diskutohet mbi krizën politike dhe aksionin opozitar dhe organizimin e protestave të opozitës.
Lideri demokrat shoqërohet nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gament Bardhi, i cili është njëherazi koordinator politik i PD për qarkun e Shkodrës.