TË FUNDIT

“Ma ke borxh”. Atdheut ‘nuk i shpëton ky detaj’, forcon bindjen e ndjekësve për lidhjen Melisa-Andi (Foto)

Prej ditësh ish-konkurrentja e Për’Puthen, Melisa Lleshi ka njoftuar se do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Por në një sekuencë nga klipi i ri, ndjekësit kanë vënë re një detaj që iu ka shtuar edhe më shumë bindjen se Melisa dhe Andi mund të jenë në një lidhje së bashku.

Në videokilpin e këngës, Melisa shfaqet në një zyrë dhe ajo që mori gjithë vëmendjen tonë ishte detaji që shfaqet  në sekondat e fundit. Vihet re se dora që shfaqet në klip është e Andit pasi krahasuar me fotot e vjetra të tij, kuptohet mjaft qartë se është e njëjta orë tek dora e majtë, si dhe byzylyku dhe unazat tek dora e djathtë.

Ndërkohë në lidhje me këtë detaj ka hedhur së fundmi edhe Atdheu disa ngacmime për Melisën. Atdheu ka publikuar në Instagram videon e shkurtër të këngës së Melisës dhe përkrah saj ka shkruar:

“Ma ke borxh një unazë si ajo e atij çunit në video”, që kuptohet se i referohet Andit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat