33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Macron propozon reforma për ‘rilindjen’ e BE

spot_img

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka propozuar një sërë reformash për të siguruar të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Përmes një shkrimi të publikuar në gazeta të ndryshme të 28 vendeve anëtare të BE-së, Macron bëri thirrje për krijimin e një agjencie që do të mbronte BE-në nga sulmet kibernetike.

Në prag të zgjedhjeve për institucionet e BE-së që do të mbahen në maj, presidenti francez, mbështet idenë që fuqitë e huaja të ndalojnë së financuari partitë politikë në Evropë.

Përsa i përket Brexit, presidenti Macron, në këtë shkrim, thotë se populli britanik nuk ka qenë i informuar para se të votojë për largimin nga BE.

Presidenti i Francës, thotë se BE-së si institucion, i duhet një “riorganizim i madh” në mënyrë që të ndalojë shtetet anëtare të “tërhiqen nga nacionalizmi”, duke iu referuar kështu procesit të Brexit.

“Kush ia tha të vërtetën popullit britanik për të ardhmen e tyre pas Brexit? Kush u foli atyre për humbjen e qasjes në tregun e BE-së?”, pyet në letrën e tij Macron.

Prandaj, ai thotë se është e nevojshme një “rilindje evropiane” përderisa e përshkruan BE-në jo vetëm si një treg ekonomik por një projekt të cilit i duhen edhe një sërë institucionesh qe do të mbikëqyrnin ndryshimet brenda tij./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat