Mbretëresha e pop-it Madonna, mendon se celularët ndikojnë drejtpërdrejtë në marrëdhënien me fëmijët.
Me sa duket ylli i pop-it ka mësuar nga gabimet dhe djalit të saj të vogël nuk i ka dhënë ende një të tillë.
“Ishte gabim t’u jepja celularë fëmijëve në moshën 13-vjeçare,” tha Madonna në një intervistë për Vogue. “U dha fund marrëdhënieve që kisha ndërtuar me ta, vërtet. Celularët u bënë një pjesë e madhe e jetëve të tyre. U përmbytën nga imazhet në internet dhe filluan të krahasonin veten me njerëzit e tjerë dhe kjo s’u bën aspak mirë.”
Ajo gjithashtu zbuloi se djali i vogël i ngjan më tepër asaj:
“Me atë kam më shumë të përbashkëta. Më duket sikur më kupton më mirë,” tha Madonna për David, i cili është pjesë e një akademie rinore në klubin e futbollit Benfica në Lisbonë.
Gjithashtu, ajo kritikoi vajzën e saj 22-vjeçare Lourdes.
“Ajo nuk motivohet nga të njëjtat gjëra si unë dhe mendoj se rrjetet sociale e lodhin shumë e bëjnë të ndihet sikur: ‘njerëzit do të më falin gjëra sepse jam vajza e Madonna-s.’ Përpiqem t’i jap shembuj fëmijësh të tjerë të famshëm që e marrin atë sentiment dhe e përpunojnë e si pasojë, fillojnë të merren seriozisht nga të tjerët,” tregon artistja.

