Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin-rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se një automjet tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti.


