Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është përplasur nga një makinë. Gruaja kishte fëmijën e saj të mitur në krah, i cili mrekullisht ka arritur t’i shpëtojë plagëve.
Ndërkohë nëna e tij është plagosur dhe dërguar menjëherë në spital. Një qytetar i rastit ka shkuar me shpejtësi të marrë fëmijën i cili dergjej në asfaltin e rrugës, ndërsa makinat vijonin të ecnin dhe aksidentalisht mund ta kishin shtypur pa e parë.
Pamjet e mëposhtme janë transmetuar nga report tv, ku duket dhe i mituri që është duke u mbajtur në krahë nga një punonjësi i policisë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është ndaluar tashmë nga policia dhe po pyetet në lidhje me aksidentin i cili mund të kthehej në një tragjedi të vërtetë.


