fbpx

Makinat bëhen copë, tre automjete përfshihen në aksident, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Ish Metalurgjiku. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete.

Burime zyrtare konfirmuan se një fuoristradë ka goditur një autoveturë dhe për pasojë një kamionçinë është përplasur më pas me të, ndërsa fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Nga përplasja drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime të lehta.