Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit, ku dy autovetura njëra tip Fiat dhe tjetra tip Audi u përplasën kokë më kokë e për pasojë mbetën të plagosur tre persona të cilë janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.
Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Ky aks rrugor konsiderohet mjaft problematik për shkak se rruga është tepër e ngushtë dhe qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi. (real-news.tv)

