Manastirliu në Spitalin e Traumës, dalin detajet e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një deklaratë për mediet nga Spitali I Traumës në kryeqytet . Pas tërmeteve të fuqishme që tronditën pasditen e sotme vendin ministrja sqaroi situatën.

Manastirliu tregoi numrin e qytetarëve që momentalisht po marrin ndihmë jekësore si dhe angazhimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e situatës.

“Janë rreth 21 persona që janë paraqitur në spitalin e Traumës, dhe situate fatmirësisht paraqitet e qetë, në përjashtim të një rasti që është në ndjekje dhe do të marrim lajme më të detqajuara nga mjekët. Situata është nën kontroll pasi spitalet janë të pajisur me staf dhe shtretër. Ka pasur një fluks të qytetarëve që kanë ardhur të marrin ndihmë. Edhe në terren ka aktivizim të shtuar të stafeve mjekësore. Të gjitha strukturat shtetëriore janë në gatishmëri, ndërsa ftojmë qytetarët të shmangin panikun. Gjithashtu kemi vendosur edhe planin e emergjencës nëpër maternitete”, tha Manastirliu.

Ndërsa mjekët shprehen se dëmtimet që kanë marrë kryesisht qytetarët janë në pjesët e gjymtyrëve.