fbpx

Manastirliu publikon foton nga “Infektivi” dhe jep një mesazh të fortë

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot pamje nga brenda spitalit Infektiv.

Përmes fotos Manastirliu ka dhënë një mesazh dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë mjekët.

“📍SPITALI INFEKTIV Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19. #Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit #COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë!

T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID19🙏🏼 ↔️Ruaj distancën nga të tjerët 😷Vendose maskën 🧼Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive #BASHKË kundër #COVID19”, shkruan ministrja.