30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Marku ‘bën për ujë të ftohtë’ prokurorët: Të dështuar

spot_img

Në analizën e Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit kanë qenë të pranishëm sot kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Gjatë fjalës së saj, Marku nuk i kurseu kritikat ndërsa theksin e ndali tek hetimet e shpejta dhe të padikuara që duhet të bëjnë prokurorët. Ajo inkurajoi prokurorët të punojnë fort dhe zbardhin sidomos ato çështje ku edhe vëmendja e opinionit publik është e shtuar.

Në prokurorinë e Tiranës ngarkesa ka qenë më e madhe dhe si duket kjo ka ulur cilësinë dhe efektivitetin në punë. Nuk jeni përqendruar në çështje sa duhet. Çështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtare prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie. Vërehen hetime të pakta dhe jo të suksesshme, kjo është përgjegjësi e secilit prej jush, përgjegjësi individuale. Kërkoj veçanërisht që të hetoni shpejt ato çështje ku ka vëmendje të shtuar nga opinioni publik. Ushtroni detyrën tuaj larg çdo ndikimi politik”,- tha Marku.

Nga ana e tij, Gent Ibrahimi kërkoi bashkëpunim me prokurorët e Tiranës. “Unë do ju lutesha ta shihni KLP si pjesë të zgjeruar të familjes. Kemi detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta, të arrijmë rezultate në luftën kundër krimit. Ndëshkimi duhet të bjerë aty ku duhet të bjerë. E nevojshme është të krijojmë ura komunikimi”,- tha ai.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat