TË FUNDIT

Marku thërret prokurorët në mbledhje, çdo të ndodhë?

Një mbledhje ku ftohen prokurorët e prokurorive të të gjithë niveleve për zgjedhjen e anëtarit prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zhvillohet më 4 tetor.

Takimi do të bëhet në orën 10:00 në ambientet e “Hotel Tirana”.

Mbledhja mban firmën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme , Arta Marku.

Në këtë mbledhje theksohet se pjesëmarrja  është e detyrueshme, ndërsa përjashtohen nga ky detyrim prokurorët që për arsye të shërbimit të gatishmërisë në prokurorinë përkatëse ose për arsye të tjera objektive, nuk mund të jenë të pranishëm.

Kjo mbledhje zhvillohet në kuadër të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, pas përfundimit të verifikimit të kandidaturave të prokurorëve Esmeralda Keshi dhe Vladimir Mara.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat