Marrin fund martesat me fëmijë, ndryshon ligji

Mosha minimale e fëmijëve për tu martuar ka ndryshuar. Në Indonezi vajzave aktualisht ju lejohet martesa në moshën 16-vjeçare, ndërsa djemve në moshën 19-vjeçare.

prindërit mund të kërkojnë nga gjykatat fetare ose lokale të autorizojnë martesat tek vajzat e vogla, pa një moshë minimale.

Indonezia mban vendin e 8-të për numrin më të madh të fëmijëve të martuar në botë, sipas Girls Not Brides, organizatë ndërkombëtare që synon ti japë fund martesës së fëmijëve.

Sipas UNICEF, 14% e vajzave në Indonezi janë martuar para moshës 18-vjeçare dhe 1% e tyre janë martuar moshën 15-vjeçare.

Varfëria, nderi i familjes, normat shoqërore, zakonet dhe ligjet fetare  janë faktorë që detyrojnë vajzat të martohen në moshë të vogël.

“Vendimi i parlamentit indonezian është një hap pozitiv drejt pranimit se vajzat kanë të drejtë të kenë të njëjtat mundësi në jetë si djemtë,”-tha për CNN drejtori ekzekutiv i Girls Not Brides, Rachel Yates.

Ndryshimet në ligjet ekzistuese do të ndodhin brenda tre viteve.

/real-news.tv/