Marrin granatën dhe e godasin me sqepar, ç’ndodhi më pas? Detaje nga tragjedia ku vdiq 6-vjeçari

1598469372_granate.jpg

Disa detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në fshatin Siman, ku humbi jetën një 6- vjeçar si pasojë  shpërthimit të një granate të vjetër.

Ndërkohë, shoku i tij 5-vjeçar ia doli të mbijetojë, por ka marrë plagë të shumta.

Raportohet se granatën e vjetër dy të miturit e gjetën në një banesë të vjetër të braktisur, por nuk dihet nëse ajo ka qenë aty apo e kanë sjellë shirat e rrëmbyer që përfshinë zonën e Gramshit dy ditë më parë.
Fëmijët sapo kanë gjetur granatën e vjetër kanë nisur të luajnë duke e goditur me sqepar.

Pasi shpërtheu, 6- vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve kurse 5- vjeçari tjetër është dërguar fillimisht në spitalin e Gramshit, më pas te Trauma.

scroll to top