Masa e të ndaluarve të Unazës së Re / Tensione, përplasje fizike e arrestime tek Gjykata e Tiranës

Situatë e tensionuar është raportuar tek Gjykata e Tiranës ku pritet të jepet masa për dy të ndaluarit, banorë të Unazës së Re.

Mësohet se janë shoqëruar 3 banorë.

Babë e bir të ndaluar dy ditë më parë dolën sot në Gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Këta banorë kanë mbërritur përpara gjykatës, në mbështetje të dy personave të arrestuar dy ditë më parë, që janë babë e bir.

Banorët pretendojnë se kanë pasur provokim nga disa civilë.

Një banor tha se gjendja ka qenë e rëndë dhe është provokuar nga civilë.

Banorët pretendojnë se do të qëndrojnë të fortë dhe se nuk do të tërhiqen kollaj.

Policia ishte në prezencë të madhe, ndërsa tashmë ka më pak prezencë policie.