fbpx

Maska dhe doreza?! Pëllumb Pipero tregon këshillat që u jep qytetarëve

A duhet të mbajmë maska dhe doreza për tu mbrojtur nga covid-19? Nëse po, kur duhet t’i mbajmë?

Këtyre pyetjeve i është përgjigjur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero.

Ai këshilloi qytetarët që të mos i mbajnë maskat në rrugë por vetëm në ambientet e mbyllura. Sipas tij, nuk ka asnjë mundësi që dikush të infektohet nëse shkëmbehet me një tjetër për disa sekonda.

“Njerëzit kanë dëshirë të bisedojnë dhe të bëjnë muhabet kur dalin në atë orarin e tyre. Ky është momenti më i keq për të transmetuar virusin. Secili nga ne mund të jetë pozitiv por nuk e di.  Kur të hapet transporti publik duhet të vendosim maskë, nuk i këshilloj dorezat. Edhe maskat kur ecim në rrugë. Në rrugët e qytetit nuk ka nevojë për maskë. I ndaloj dhe i pyes pse i mbajnë, edhe më thonë ‘po po na the ti ne i heqim’. Nuk ka asnjë mundësi që për 3-4 sekonda që shkëmbehesh me ndonjë të infektohesh. Ne i kemi marrë masat më herët se Amerika,”-tha Pipero.