Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur në lidhje me situatën nga pandemia në një deklaratë për media.
Bino theksoi rëndësinë e maskave. Ajo shtoi faktin se maska do të mbahet edhe pas daljes së vaksinës.
Silva Bino tha:
Mbani maskat, të rinjtë bëhen shkas për vdekjen e një personi që është më vulnerabël, i cili më vjen keq ta them këtë, por shkon drejt fatalitetit. Maska do të mbahet edhe pas daljes së vaksinës, deri sa të shohim që do japë efekt. Impakti i masave që kemi marrë do të shihet më vonë. Nuk mund t’i shohim direkt, por do të vëmë re sheshimin e kurbës.

