fbpx

“Maska është masa e fundit”. Epidemiologu Alimehmeti jep këshillën për personat e sëmurë

Ilir-Alimehmeti.jpg

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për emisionin “Vila 24” në lidhje me vendosjen e maskës në çdo ambient.

Alimehmeti bën të ditur se me vlerë është ruajtja e distancës, shmangia e grumbullimeve dhe higjiena.

“Maska është masa e fundit.”-thotë ai duke shtuar se ajo është më e këshillueshme për personat e sëmurë që të mos lejojnë hedhjen e spërklave në ambient.

Në bisedë me moderatoren Androniki Kolka, mjeku tha se ka një kategori personash me sëmundje kronike që nuk mund ta mbajnë maskën, por kjo përcaktohet sipas rregullores nga mjeku i familjes, roli i të cilit duhet të fuqizohet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303